Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka kërkuar që finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës, që do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Air Albania”, të luhet me shikues.
“FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, thuhet në një komunikatë të FSHF-së të postuar në Facebook.