Sport

Tifozët e Newcastlet të zhgënjyer që arabët nuk morën pronësinë e klubit

Tifozët e Newcastlet të zhgënjyer që arabët nuk morën pronësinë e klubit

Tifozët e Newcastle Unitedit kanë pranuar se kanë mbetur të “hutuar dhe zemëruar”, pas dështimit të marrjes së ekipit në pronësi nga Arabia Saudite. Një konsorcium i udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) të vendit ra dakord për një marrëveshje në vlerë prej 300 milionë eurosh për ta blerë ekipin e Premier Leagues nga pronari Mike Ashley në muajin prill.

Mirëpo, tashmë ai është tërhequr nga blerja e tij, pasi priti miratimin për disa muaj nga Premier League që nuk e mori asnjëherë. Greg Tomlinson, njëri prej krerëve të tifozëve të Newcastles ka insistuar se pas këtij dështimi, përgjigjet duhet të kërkohen nga Premier League që nuk lejoi futjen e klubit në pronësi të Arabisë Saudite. Në fakt, Tomlinson ka thënë se të gjithë tifozët e Newcastlet tashmë kanë mbetur të zhgënjyer dhe shkatërruar me tërheqjen e blerësit potencial, i cili sipas të gjitha gjasave, do ta shndërronte ekipin në një fuqi të futbollit anglez, por edhe evropian.