Sport

Haalandi mbetet te Dortmundi

Sulmuesi Erling Haaland është i vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së Borussia Dortmundit.

Në fakt, norvegjezi po shpreson ta respektojë deri në fund kontratën e tij me ekipin gjerman që i skadon në vitin 2024.

Haaland, 20-vjeçar, i është bashkuar Dortmundit në fillim të këtij viti dhe ka shkëlqyer duke shënuar 16 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.

“Kam kontratë afatgjate me Dortmundin, të cilën dua ta respektoj deri në fund. Synimi im i madh është të shpallem kampion me Dortmundin”, është shprehur norvegjezi Haaland. Më herët interesim për shërbimet e tij kishin shfaqur Real Madridi e Paris Saint-Germaini.