Sport

Kroos: Juve ekip i mirë, por ne treguam kualitetin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë Juventusi është një ekip shumë i mirë në mbrojtje, por Real Madrditi sipas tij sonte tregoi kualitetet.

Reali mposhti Juventusin 1 me 4 në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar këtë trofe për herë të 12, transmeton Koha.net.

“Nuk e kam menduar se ishte e mund ta mbronim titullin, është e vështirë ta fitosh njëherë. Por, ta fitosh tre herë brenda katër viteve do të thotë shumë, dhe ky nuk është ekip i mirë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Jam i lumtur që jam pjesë e saj. Juventusi është një ekip shumë i mirë në mbrotje, por ne treguam kualitetin”, është shprehur mesfushori gjerman.

Ai më tutje ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, që sonte shënoi dy herë.

“Të gjithë e dinë se Ronaldo është shumë i rëndësishëm. Si ekip luajtëm shumë mirë në çerekfinale, gjysmëfinale, dhe sot, por ju duhet dikush që shënon gola, dhe ai e bëri sërish”, ka thënë ai.