Sport

Ronaldo apo Buffon, dueli për topin e artë

Dy yjet e futbollit botërorë, Buffon dhe Ronaldon në finalen e Kardifit nuk do të diskutojnë vetëm fituesin e Ligës së Kampionëve por edhe triumfuesin e mundshëm të topt të artë
Buffon në këtë sezon ka dhënë sinjale për pensionimin nga futbolli i luajtur dhe në rast triumfi në Ligën e Kampionëve do të ishte një fund i lumtur, i një karriere të jashtëzakonshme, 22 vjeçare.

Por këtu nuk përfundon historia e një portieri legjendë pasi sipas medieve, portieri italian do të ishte pretendent kryesor për t’u shpallur fitues i topit të artë për herë të parë, transmeton KTV.

Kurse në anën tjetër të medaljes është Cristiano Ronaldo që në rast të fitores me skuadrën e tij, do të hynte në histori të futbollit evropian si skuadra e parë që e ka fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve.

Portugezi edhe këtë vit shihet si kandidati kryesor për të fituar garën për lojtarin e vitit të ndarë nga FIFA dhe “France Football” që do të ishte i pesti për portugezin dhe njëherësh do të barazohej me Lionesl Messin.