Njëri nga yjet e viteve të fundit në basketbollin amerikan, Chris Bosh, mund ta mbyllë
karrierën në moshën 33 vjeçare.
Alo qendra e Miami Heat me shumë gjasë nuk mund t’i kthehet më parketit pas problemit me çrregullimin e koagulimit të gjakut për herë të dytë brenda dy vitesh, transmeton KTV.
Bosh ka munguar që nga shkurti i vitit 2016 dhe ishte në fazën e shërimit por si duket kthimi në fushën e lojës për basketbollistin është pothuajse i pamundur për shkak të sëmundjes.
33-vjeçari në rast të prishjes së kontratës me Miamin do të përfitojë 52 milion euro. Bosh karrierën e tij e ka nisur në Toronto Raptors ku luajti për 7 sezone, prej nga u transferua në Miami Heat për tu shpallur 2 herë rresht kampion i ligës