Nuk ka fitues pas 90 minutave të zhvilluara në ndeshjen e barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë.
Rezultati i kohës së rregullt ishte 0-0, transmeton Koha.net. Ferizaj lufton për mbetjen në Superligë, derisa Vllaznia për herë të parë synon të futet në Superligë.
Në minutën e 90+2 Ferizaj mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq.
Në vazhdime Vllaznia hyn me epërsinë e një lojtari në fushë.