Sport

Kampioni i botës i jep fund karrierës në moshën 29-vjeçare

 

Sulmuesi gjerman, Andre Schuerrle ka vendosur t’i jap fund karrierës në moshën 29-vjeçare. Schuerrle për Gjermaninë ka luajtur 57 ndeshje kurse ka realizuar 22 gola. Në nivel klubesh ka luajtur për skuadra si Mainz, Bayer Leverkusen, Chelsea, Wolfsburg e Borussia Dortmund. Së fundi luajti si huazim te Fulhami e Spartak Moska.

Ai të premten njoftoi se po tërhiqet nga futbolli. Me Gjermaninë kishte fituar titullin e botës në vitin 2014.