Sport

Kishte nisur më 2007, MKRS: Salla e sportit në Istog përfundon në shtator

Kishte nisur më 2007, MKRS: Salla e sportit në Istog përfundon në shtator

Salla e Sportit në Istog, projekt i cili ka nisur në vitin 2007, do të përfundojë në shtator të këtij viti, e Ministria ka investuar mbi 2,4 milionë euro. Këtë gjë e paralajmëroi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë një vizite sot në Istog, kur për së afërmi përcolli investimet në të cilat po investon MKRS-ja në këtë komunë, bëhet e ditur nga një njoftim i MKRS-së.

Dumoshi, e shoqëruar edhe nga zëvendësministri Engelbert Zefaj, dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, fillimisht u prit nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, me të cilin diskutuan për projektet që po investon ministria në Istog si dhe mbarëvajtjen e tyre. Gjithashtu, u bisedua edhe për nevojat dhe problemet tjera që ka Komuna e Istogut, në resorët që i mbulon MKRS-ja dhe që janë të interesit të përbashkët.