Sport

Afati kalimtar në Premier League do të hapet më 27 korrik dhe mbyllet më 5 tetor

Afati kalimtar në Premier League do të hapet më 27 korrik dhe mbyllet më 5 tetor

Afati kalimtar në Premier League do të hapet më 27 korrik do të mbyllet më 5 tetor, është njoftuar nga Premier League.

“Aksionarët e Premier Leagues janë pajtuar për datat e afatit kalimtar të verës për transferime për vitin 2020. Afati kalimtar do të jetë i hapur për dhjetë javë, duke nisur nga 27 korriku deri më 5 tetor. Në konsultim me Ligën e Futbollit të Anglisë, do të hapet edhe një afat kalimtar i brendshëm nga 5 tetori deri më 16 tetor. Gjatë këtij afati klubet e Premier Leagues do të mund të bëjnë marrëveshje me klubet e rangjeve tjera në Angli. Nuk mund të bëhen transferime mes klubeve të Premier Leagues në këtë periudhë. Këto afate kalimtare duhet të aprovohen nga FIFA”, është njoftuar nga Premier League.