Sport

Wuhan Zall do ta hapë sezonin e vonuar të Kinës në futboll

Wuhan Zall do ta hapë sezonin e vonuar të Kinës në futboll

 Wuhan Zall, klubi nga epiqendra e koronavirusit, do të luajë në ditën hapëse të Superligës kineze në një fillim simbolik të sezonit të vonuar, sipas një programi të lëshuar të hënën nga Federata e Futbollit të Kinës. Zall, i cili u detyrua të qëndrojë në mërgim për 104 ditë pasi virusi u shfaq në qytet në fund të vitit të kaluar, do të përballet me Qingdao Huanghai të promovuar rishtas pas dyerve të mbyllura në Suzhou, pranë Shangait, më datën 25 korrik kur edhe do të fillojë sezoni i futbollit në Kinë, shkruan AFP. 

Kampioni në fuqi, Guangzhou Evergrande, e Fabio Cannavaros, do të luajë me fituesin e kupës, Shanghai Shenhua, në ditën e njëjtë, por në qytetin verilindor – Dalian. Superliga kineze është e ndarë në dy grupe për sezonin e vonuar nga virusi, në Dalian dhe Suzhou, si pjesë e një formule të rindërtuar në mënyrë drastike të krijuar për të parandaluar infeksionet e përhapjes së virusit.