Sport

Dukagjini ‘fundos” Trepçën ’89

Dukagjini ‘fundos” Trepçën ’89
Foto: KF Dukagjini

Trepça '89 ka bërë edhe një hap prapa në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas barazimit me Vushtrrinë javën e kaluar në Mitrovicë, Trepça '89 të hënën pësoi humbje në udhëtim nga Dukagjini. Ndeshja e luajtur në Klinë, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës, përfundoi me rezultatin 3:2 për Dukagjinin, ekip që tashmë konsiderohet pjesë e Ligës së Parë.