Zurichu do ta luajë ndeshjen e të martës ndaj Baselit me ekipin U-21, pasi që skuadra e parë dhe stafi i trajnerëve janë në izolim pas rasteve pozitive me COVID-19.
Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, ka qenë në mesin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Janë raportuar dhjetë raste pozitive.
Fillimisht ishte menduar shtyrja e ndeshjes me Baselin, por për të mos penguar rrjedhën e garave është vendosur të vazhdohet me ndeshjet. Në të vërtetë vet klubi ka marrë vendim të luajë me ekipin U-21 për të mos penguar rrjedhën e garave.