Sport

CAS anulon suspendimin dyvjeçar të Cityt nga garat evropiane

Descriptive Text

Manchester City me sukses ka përmbysur suspendimin dyvjeçar nga garat evropiane. Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka liruar klubin nga akuzat për maskim të financave të hënën, shkruan BBC.

UEFA në shkurt ka dënuar Cityn për shkelje serioze të rregullit të Fer Plejit Financiar (FFP) mes vitit 2012 dhe 2016. City ishte gjobitur me 30 milionë euro dhe ndalesë pjesëmarrje në garat evropiane për dy vjet. Por, CAS pos që ka hequr ndalesën ka zvogëluar edhe gjobën në 10 milionë euro.