Sot Juventus do të luajë kundër Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve dhe lojtari brazilian thotë se klubi italian u ka premtuar premi nëse fitojnë, transmeton koha.net.
Dani Alves ka bërë shaka duke thënë se lojtarëve të Juventusit i është premtuar nga një Ferrari për secilin lojtar nëse mposhtin Realin në finalen e sotme.
Juventus do të përballet me ekipin e Zinedine Zidane, pas fitores kundër Monakos në gjysmëfinale
“I vetmi motiv shtesë është se presidenti (Andrea Agnelli) na ka premtuar Ferrari”, ka thënë Alves për mediat.
“Unë shpresoj që presidenti ta mbajë fjalën e tij”
Juventus nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 1996.