Sport

Simeone “minierë ari”, ia siguroi Atleticos më shumë se 400 milionë euro

Simeone “minierë ari”, ia siguroi Atleticos më shumë se 400 milionë euro

Diego Simeone jo vetëm që ka bërë revolucion tek Atketico Madridi brenda fushës, por gjithashtu edhe jashtë saj, duke e kthyer klubin modest spanjoll në një nga më të pasurat në botë, shkruan Marca.

Fitorja e së shtunës prej 1 me 0 ndaj Real Betisit ia siguroi klubit të tij kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të tetë radhazi nën menaxhimin e tij, transmeton KOHA.