Sport

Llapi, prej synimeve për Evropë në luftën për mbijetesë

Llapi, prej synimeve për Evropë në luftën për mbijetesë

Me të filluar ky edicion, synimet e skuadrës së Llapit ishin shumë të qarta. Te Llapi insistonin se dalja në garat evropiane për sezonin 2020/21 ishte primare dhe se kishin ndërtuar një ekip që i përshtatej këtij synimi. Megjithatë, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të këtij edicioni që rifilloi muajin e shkuar pas një pauze prej tre muajve shkaku i përhapjes së koronavirusit, te Llapi kanë ndryshuar gjërat.

Prej synimeve për të kapur Evropën, Llapi tani po lufton për të siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ri, që nis në muajin shtator. Aktualisht, Llapi është i shtati në tabelë me 39 pikë, vetëm katër më shumë se Trepça ’89 që zë vendin e nëntë, pozitë kjo që dërgon në një rang më të ulët të garave në edicionin e ri.