Sport

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, rezulton pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, rezulton pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mirlind Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka kumtuar në faqen zyrtare klubi i tij FC Zurich.

“Qendërmbrojtësi i FCZ, Mirlind Kryeziu, ka testuar pozitiv me koronavirus sot. Që nga paraqitja e simptomeve të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe është në vetëizolim në shtëpi. Deri në një njoftim tjetër nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, është njoftuar nga klubi.