Për shkak se Werder Bremeni mbeti në Bundesligë, klauzola për lirimin e Milot Rashicës (24) nuk është 15 milionë, por 35 milionë euro. Sipas “kicker.de”, kjo sjell komplikime.
Shuma vlerësohet e madhe për RB Leipzigun, që është raportuar të jetë pranë transferimit të kosovarit. Sipas informatave të Kickerit, drejtori menaxhues i Leipzigut, Oliver Mintzlaff i ka ofruar menaxherëve sportivë vetëm 25 milionë euro për gjashtë pozita që janë të lira. Disa prej këtyre parave janë shpenzuar tashmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo nënkupton se nëse Werderi nuk është i gatshëm të pranojë ulje të madhe, marrëveshja me Leipzigun nuk mund të arrihet pa buxhet shtesë. Te Werderi tashmë janë pajtuar për largimin e Rashicës.
Werderi llogarit në të hyrat nga shitja e Rashicës, por aktualisht është vetëm oferta e Leipzigut. Nëse Ralf Rangnick kalon te Milani, klubi italian me gjasë mund të shfaq interesim për Rashicën. Rashica po shikohet në gjithë Evropën por shuma e dëmshpërblimit është pengesë.
Te Werderi e kanë përjashtuar mundësinë që të lëvizin shumë nga çmimi aktual për sulmuesin e krahut.