Sport

Milani shokon Juventusin

Milani shokon Juventusin

Milani ka bërë përmbysje të jashtëzakonshme për të shokuar Juventusin. Të martën mbrëma Milani fitoi 4:2 ndaj liderit të Serie A, në kuadër të javës së 31-të të kampionatit italian.

Me golat e Adrien Rabiot (47’) dhe Cristiano Ronaldo (53’), Juventusi ka udhëhequr 2:0 në fillim të pjesës së dytë. Por më pas nisi furia e Milanit.