Sport

Lojtari i “harruar” nga Kosova mund të luajë kundër saj

Mehmet Hetemajn nuk e ka befasuar ftesa e përfaqësueses së Finlandës në futboll. Por mesfushori pranon se që të ftohet në përfaqësuese sërish, ka ndihmuar edhe fakti që lojtarë të rëndësishëm mungojnë. Ndër të tjera, mungon edhe vëllai i tij i madh, Përparimi, që është lider i Finlandës.

Mehmet Hetemaj është ftuar nga Finlanda për dy ndeshjet e ardhshme. Finlanda më 7 qershor luan miqësore me Lihtenshtajnin, ndërsa më 11 qershor luan ndeshje eliminatore me Ukrainën. Të paktën në ndeshjen e parë do të mungojë Përparim Hetemaj, shkruan sot Koha Ditore.

Për të voglin e vëllezërve Hetemaj, Mehmetin, ndeshja me Lihtenshtajnin do të shërbejë si test. Ai është duke luajtur me sukses për skuadrën finlandeze SJK me të cilën në vitin 2015 fitoi titullin e Finlandës. Ka bërë karrierë edhe jashtë Finlandës, por nuk ka prekur nivelet e synuara. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.