Sport

Sllaven Biliq merr Vedat Muriqin në Angli

Sllaven Biliq merr Vedat Muriqin në Angli

Vedat Muriqi do të luajë në Premier Ligën e Anglisë. Sipas mediave turke, sulmuesi i Fenerbahçes do të vesh fanellën e Uest Bromuiç Albion, të cilin e drejton kroati Slaven Biliç. Mediumi turke “Aspor” ka publikuar bisedën mes Muriqit dhe Bliqit dhe sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e Uest Bromuiç Albion.

“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë duke të përcjellë që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në Uest Bromuiçin Albionin në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë trajneri kroat sulmuesit kosovar.