Sport

Masvidal lufton për titullin e UFC-së

Jorge Masvidal për herë të parë në karrierën e tij do të luftojë për një titull në serinë UFC. Ai do të përballet në fundjavë me nigeriani Kamaru Usman për titullin e kampionit në velter, shkruan BBC.

Përballja do të zhvillohet në Abu Dhabi. Masvidal 35-vjeçar ka pranuar luftën me vetëm gjashtë ditë paralajmërim, pasi Usman ishte paraparë të ndeshej me brazilianin Gilbert Burns. Mirëpo, Burns u tërhoq nga lufta në momentet e fundit.

Mbrëmja e të shtunës do të mbahet në ishullin Yas për të minimizuar rreziqet e përhapjes së koronavirusit.

Si Masvidal ashtu edhe Usman duhet të rezultojnë negativë në testimin për koronavirus para se të nisen nga SHBA-ja. E po ashtu edhe pasi të arrijnë në Abu Dhabi dhe pas matjeve zyrtare të premten.

Nigeriano-amerikani Usman ka fituar titullin velter duke mposhtur Tyron }oodleyn në mars të vitit 2019 dhe e mbrojti titullin ndaj Colby Covingtonit në dhjetor.