Sport

Presidenti i Barcelonës mbështet trajnerin Setien

Presidenti i Barcelonës mbështet trajnerin Setien

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se ka besim të plotë te trajneri Quique Setien.

Barcelona të dielën mbrëma triumfoi 4:1 në udhëtim ndaj Villarrealit, duke mbetur në garë për titullin në La Liga. Barcelona zë vendin e dytë me një disavantazh prej katër pikëve nga lideri Real Madridi.