Sport

Liverpooli triumfon ndaj Aston Villas

Liverpooli triumfon ndaj Aston Villas

Liverpooli ka triumfuar sot në “Anfield Road” ndaj Aston Villas. Kampioni i Anglisë triumfoi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës angleze.

Dy golat Liverpooli i realizoi në pjesën e dytë. Sadio Mane (71’) dhe Curtis Jones (89’) realizuan për Liverpoolin. Te Liverpooli në stol ishte Xherdan Shaqiri, por nuk u aktivizua.