Sport

Ramos ia siguron fitoren Realit

Kapiteni Sergio Ramos ia ka sigurua fitoren Real Madridit sot ndaj Athletic Bilbaos. Reali triumfoi me rezultatin 1:0 në Bilbao, duke u forcuar në krye të renditjes në La Liga.

Ramos realizoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 73-të.

Reali pas 34 xhirove kryeson me 77 pikë, shtatë më tepër se Barcelona që zë vendin e dytë. Barcelona e ka zhvilluar një ndeshje më pak. Sonte luan si mysafire e Villarrealit.