Sport

Pezullohet kampionati i futbollit në Mal të Zi

Pezullohet kampionati i futbollit në Mal të Zi

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka marrë vendim të shtunën që të shtyjë xhiron e ardhshme, por edhe xhirot tjera të kampionatit të futbollit.

Gazeta Vijesti ka mësuar se ndeshjet e parapara të luhen të dielën, nuk do të zhvillohen. Vendimi për vazhdim të kampionatit nuk do të merret deri të dihet gjendja epidemiologjike në klubet e Malit të Zi.