Sport

Skuadra e Rashicës bën hap prapa në garën për mbetje në elitë

Skuadra e Rashicës bën hap prapa në garën për mbetje në elitë

Ndonëse gjatë kampionatit të rregullt në mënyrë dramatike ia doli të shmang largimin direkt nga Bundesliga, Werder Bremeni është sërish në rrezik për t’u larguar në drejtim të kategorisë së dytë gjermane.

Skuadra ku luan Milot Rashica nuk ka shfrytëzuar epërsinë e stadiumit vendas, duke barazuar pa gola ndaj Heidenheimit në ndeshjen e parë të plejautit për mbetje në Bundesligë. Ndeshja Werder – Heidenheim është luajtur të enjten mbrëma. Ndeshja e kthimit, në të cilën Heidenheimi është vendas, luhet më 6 qershor.