Sport

Lionel Messi, e ka derën hapur te klubi ku e kishte nisur karrierën

Descriptive Text

Nënkryetari i Newell's Old Boys, Cristian D'Amico, ka ritheksuar se Lionel Messi, e ka derën hapur, nëse ai dëshiron të rikthehet te klubi ku e kishte nisur karrierën.

Ai ka thënë se i mbetet Messit që të vendosë, nëse do ta mbyllë karrierën te Neëell’s Boys.

Messi kishte luajtur për të rinj e klubit argjentinas, kurse në moshën 13-vjeçare ishte transferuar te Barcelona në Katalunja.

33-vjeçari ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barçën dhe zërat për një largim të tij nga “Cam Nou” po rriten çdo ditë, sidomos pas rezultateve jo të mira në xhirot e fundit, të cilat kanë bërë që Barcelona ta humbë pozitën e parë.

Këtë sezon me Barcelonën, Messi ka shënuar 22 gola e 17 asistime në La Liga.