Sport

Dortmundi rivalizon Manchester Unitedin për mesfushorin e Aston Villës

Foto: AP

Dortmundi është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Aston Villës, Jack Grealish.

Klubi gjerman dëshiron që të ketë anglezin në skuadër për sezonin 2020/2021.

Për Grealishin, interesim të madh ka shfaqur edhe Manchester Unitedi, megjithatë deri më tani nuk ka bërë një hap konkret.

24-vjeçari ka zhvilluar 35 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat me Aston Villën, duke shënuar 8 gola e 9 asistime.

Me klubin anglez ka kontratë deri në vitin 2023.