Sport

Bayerni synon “tripletën” në edicionin e pandemisë

Bayerni synon “tripletën” në edicionin e pandemisë

Hierarkia e Bayern Muenchenit pret që ekipi të bëjë hapin e radhës, që do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë që luhet të shtunën, përpara se të përpiqet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve në muajin e ardhshëm. 

Me një fjalë, drejtuesit e Bayernit po presin që ekipi këtë edicion ta mbyllë me “tripletë”, duke pasur parasysh se tashmë e ka fituar titullin e Gjermanisë dhe është në garë për kupën e këtij vendi dhe Ligën e Kampionëve, transmeton KOHA.