Sport

Prishtina mposht Feronilkelin

Prishtina mposht Feronilkelin
Foto: Ilustrim

Skuadra e Prishtinës ka triumfuar ndaj Feronikelit për të mbajtur hapin me Dritën që kryeson në tabelën e Superligës.

Prishtina të hënën, në stadiumin "Fadil Vokrri" triumfoi 3:1 ndaj Niklit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të. Otto John (11’), Gauthier Mankenda (45’) e Ahmed Januzi (57’) shënuan për vendasit derisa për Niklin realizoi Albert Dabiqaj (13’).