Sport

Hysaj mbetet te Napoli

Hysaj mbetet te Napoli

Është raportuar gjatë për një largim të Elseid Hysajt nga Napoli në fund të sezonit. Madje thuhej se lojtari i Kombëtares së Shqipërisë e kishte kërkuar vetë largimin, pasi nuk gjente hapësira në formacionin bazë.

Por së fundi mësohet se pas një takimi në mes të Hysajt dhe klubit, mbrojtësit shqiptar i është premtuar minutazhë më shumë.