Sport

Arsenali dëshiron edhe një shqiptar tjetër në ekip

Arsenali ka bërë një ofertë për mesfushorin e Levantes, shqiptarin Enis Bardhi, sipas mediave spanjolle.

25 vjeçari i është bashkuar Levantes nga ekipi hungarez, Ujpest për 1.5 milionë euro, në një marrëveshje tre vjeçare ndërsa ka bërë paraqitje fantastike në LaLiga, transmeton KOHA.

Sipas mediave spanjolle, Arsenali tashmë ka bërë një ofertë të majme për shqiptarin, i cili luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë, dhe deri tani është ekipi i vetëm që ka bërë ofertë për të, sipas tyre.

Por sipas raportimeve, për Bardhin është e interesuar edhe klubi Italian, Fiorentina e edhe një ekipi tjetër nga Bundesliga, por nuk është bërë e ditur se cili.

Bardhi njihet për driblimet e tij si dhe për gjuajtjet nga distancat e largëta.