Sport

Muriqi i jep epërsinë Fenerit

Vedat Muriqi i ka dhënë epërsinë Fenerbahçes në ndeshjen që është duke e zhvilluar ndaj Yeni Malatyasporit në kuadër të Superligës së Turqisë.

Përfaqësuesi i Kosovës shënoi me kokë në minutën e 70 të takimit, pas një krosimi të bukur të Kaldirimit, transmeton KOHA.

Mysafirët nga minuta e 65 janë me një lojtar më pak në fushë pasi Tore u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë gol Muriqi arrin në kuotën e 15 golave në ligë.