Sport

Kante do të largohet nga Chelsea

Kante do të largohet nga Chelsea
Foto: Reuters
 

Mesfushori N’Golo Kante do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, kanë raportuar të premten mediumet angleze.

Mësohet se Chelsea tashmë ka vendosur për ta nxjerrë në shitje Kanten, për të cilin ka interesim të madh nga Real Madridi e Juventusi. Me shitjen e Kantes, Chelsea po synon të sigurojë fonde për të bërë të paktën edhe dy përforcime tjera për edicionin e ri pas transferimit të Hakim Ziyechit (Ajax) e Timo Wernerit (RB Leipzig).