Sport

Dështimet e Ronaldos, dy finale të humbura me Juventusin

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Cristiano Ronaldo e ka humbur finalen e dytë radhazi me Juventusin. Të mërkurën në mbrëmje, Juventusi u mposht nga Napoli në finalen e Kupës së Italisë, pas ekzekutimit të penalltive.

Për Ronaldon, ishte hera e parë në karrierë që dështon me një skuadër në dy finale të njëpasnjëshme. Portugezi e kishte humbur edhe ndeshjen për Superkupën e Italisë ndaj Lazios.