Sport

Bayerni mposht konkurrencën e madhe për mesfushorin Havertz

Bayerni mposht konkurrencën e madhe për mesfushorin Havertz
 

Bayern Muencheni është favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit Kai Havertz që po shkëlqen këtë edicion te Bayer Leverkuseni.

Sipas mediave gjermane, Bayerni tashmë ka mposhtur konkurrencën e Manchester Cityt e Chelseat, që gjithashtu kanë shprehur interesim për mesfushorin. Bavarezët kanë nisur negociatat me Leverkusenin, ekip që po kërkon të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë 21-vjeçarin. Havertz më herët ka paralajmëruar largimin këtë verë nga Leverkuseni, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022.