Sport

Lojtarët e Dortmundit dhe Herthas ulen në gjunjë në nderim të Floydit

Lojtarët e Borussia Dortmundit dhe Hertha Berlinit kanë qëndruar të ulur në njërin gju para ndeshjes së Bundesligës të shtunën. Këtë e kanë bërë për të nderuar George Floydin, afroamerikanin e paarmatosur që vdiq pas arrestimit nga policia në SHBA. Vdekja e tij ka bërë që të ketë protesta në gjithë botën.

Lojtarët e dy skuadrave kanë qëndruar në rrethin e mesit të fushës dhe janë ulur në njërin gju, para se ndeshja të fillonte. Edhe trajnerët dhe lojtarët rezervistë kanë vepruar njëjtë.

Më herët këtë javë Federata e Futbollit të Gjermanisë ka thënë se lojtarët janë të lirë të shfaqin përkrahjen e tyre për protestat për vdekjen e Floydit. Disa lojtarë javën e kaluar kanë zbuluar porosi të shkruara në fanella në përkrahje për kauzën.