Sport

Interi ende po e udhëheq garën për Kumbullën

Interi ende po e udhëheq garën për Kumbullën

Ndonëse të shtunën ka pasur raportime se Juventusi ka arritur marrëveshje për mbrojtësin Marash Kumbulla, burime të shumta në Itali kanë bërë të ditur se Interi ende po e udhëheq garën për të firmosur me reprezentuesin e Shqipërisë.

La Stampa ka raportuar të shtunën në mëngjes se Juventusi do të paguaj 32 milionë euro për mbrojtësin e Veronës. Kjo gazetë kishte shkruar se Kumbulla do të nënshkruajë për pesë vjet me Juventusin.