Sport

Chelsea favorite për të firmosur me Wernerin

Chelsea tani është favorite për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzigut, Timo Werner, ndërsa vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka klauzolë të lirimit prej 55 milionë euro, ndërsa ajo mund të shfrytëzohet deri më 15 qershor.

Për Wernerin po interesohen shumë skuadra të mëdha evropiane, por sipas Sky Sports tani Chelsea është favorite për ta transferuar.

.