Sport

Arsenali do ta mbajë Aubameyangun nëse nuk merr ofertë prej 22 milionë euro

Arsenali do ta mbajë Pierre-Emerick Aubameyangun deri në fund të kontratës së tij nëse nuk merr një ofertë të mire për të gjatë kësaj vere.

Aubameyangu është duke u futur në vitin e fundit të kontratës së tij prej 200 mijë eurosh në javë me Arsenalin, transmeton KOHA.

Por Arsenali nuk do të nxitojë që ta shesë sulmuesin, raporton The Sun.

Kur Barcelona tentoi ta marrë sulmuesin gjatë janarit, Arsenali kërkoi 56 milionë euro për të.

Vlera e tij ka rënë shumë për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkatërruar buxhetet e klubeve për transferime.

Tani Arsenali do të gëzohej nëse do ta shiste për 22 milionë euro lojtarin, i cili së shpejti do t'i mbush 31 vjet.