Sport

Dortmundi me fitore bindëse

Dortmundi me fitore bindëse
Foto: Reuters

Borussia Dortmundi ka triumfuar bindshëm me rezultatin 6:1 ndaj Paderbornit të dielën, në xhiron e 29-të të Bundesligës gjermane.

Jadon Sancho (57’, 74 dhe 90+1’) ka realizuar tre gola, ndërsa nga një realizuan Thorgan Hazard (54’), Achraf Hakimi (85’) dhe Marcel Schmelzer (89’). Sancho në momentin e realizimit të golit të parë të tij ka hequr fanellën duke shpalosur mesazhin "Drejtësi për George Floydin", mesazh përkrahës për afro-amerikanin që u vra nga policia në Minneapolis disa ditë më parë.