20:27

Bayerni shkatërron Duesseldorfin, i afrohet shumë pranë titullit

Bayern Muencheni ka qenë dominant ndaj Fortuna Duesseldorfit dhe ka bërë një tjetër hap drejt titullit të tetë rresht në Bundesligë.

Bayerni të shtunën mbrëma fitoi 5:0 ndaj Duesseldorfit, ndërsa tani ka dhjetë pikë më shumë se Borussia Dortmundi. Bayerni prinë në tabelë me 67 pikë kurse Dortmundi është në vend të dytë me 57. Dortmundi ndeshjen e xhiros së 29-të ndaj Paderbornit e luan të dielën nga ora 18:00.

Që në pjesën e parë Bayerni siguroi fitoren, duke shënuar tre gola. Mathias Joergensen shënoi autogol, kurse Benjamin Pavard dhe Robert Lewandowski shënuan për 3:0. Sulmuesi polak, Lewandowski shënoi për 4:0 në minutën e 50-të, ndërsa Alphonso Davis vendosi rezultatin përfundimtar, 5:0, në minutën e 52-të.

Valon Berisha luajti prej minutës së 57-të për Fortuna Duesseldorfin që renditet e 16-ta me 26 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në plejaut.

 

 

 

19:19

Bayerni po udhëheq bindshëm pas pjesës së parë

Bayerni thuajse ka siguruar fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Fortuna Duesseldorfit.

Skuadra e madhe gjermane po udhëheq 3:0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Bundesligës.

Matthias Joergensen shënoi autogol në minutën e 15-të. Benajmin Pavard realizoi për 2:0 në minutën e 29-të, kurse Robert Lewandowski shënoi për 3:0 në minutën e 43-të.

Valon Berisha është në stol te Fortuna.

Me fitore, Bayerni do të bënte edhe një hap para drejt titullit të kampionit. Do të kishte 10 pikë më shumë se Borussia Dortmundi që luan të dielën.