Sport

Arijan Ademi shënon gol në ditëlindjen e 29-të

Arijan Ademi ka shënuar gol në ndeshjen të cilën ai me bashkëlojtarë e fitoi me rezultat të thellë.

Në duelin miqësor të zhvilluar në stadiumin ‘Maksimir’, Dinamo Zagrebi e mposhti Inter Zapreshiqin, 4:1.

Kapiteni i gjigantit kroat i bëri vetes dhuratë për ditëlindjen e 29-të me shënimin e golit me kokë në minutën e 36-të.

Sezoni në ligën e Kroacisë rinis javën tjetër, ndërsa këtë vikend do të luhen ndeshjet e Kupës, nga e cila Ademi me ekipin e vet është eliminuar.

Deri në pezullimin e kampionatit për shkak të pandemisë, Ademi ka luajtur në 23 ndeshje zyrtare me Dinamo Zagrebin këtë sezon, ka shënuar katër gola dhe ka katër asistime.