Përfaqësueses së Kosovës në hendboll (femrat) i janë anuluar katër ndeshje të kualifikimeve për “Euro 2020”. Ato ndeshje është dashur të luhen në fund të marsit dhe këtë muaj, ndërsa fillimisht ishin shtyrë për qershor. Por më pas u anuluan plotësisht.
Megjithatë hendbollistet e Kosovës do të kenë garë ndërkombëtare këtë vit, ka njoftuar FHK-ja.
Kosova do të luajë në fazën e parë të kualifikimeve për Botërorin 2021. Shorti tërhiqet në fillim të korrikut, ndërsa ndeshjet do të luhen në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit. Me shumë mundësi ndeshjet do të luhen në formë turne, në një vend.
Kosova për herë të tretë do të paraqitet në kualifikimet për Botëror. Në dy kampanjat e para nuk ia ka dalë të shënoi fitore. Tani do të kërkoj sukseset e para, kurse FHK-ja ka thënë se po punon për ta rritur cilësinë në përfaqësuese, duke afruar lojtare të reja nga vendet evropiane.