Sport

Dybala e Pjaniq e refuzuan Unitedin

Dyshja e Juventusit, Paulo Dybala e Miralem Pjaniq, kanë refuzuar transferimin te Manchester Unitedi, shkruan “RAI Sports”.

Juventusi është duke bërë përpjekje që ta sjellë Paul Pogban nga Unitedi. Por, për të sjellë Pogban duhet të ofrojë ndonjë lojtarë në shkëmbim që të ulë çmimin. Mirëpo, dy lojtarët e pëlqyer nga Unitedi, Dybala e Pjaniq, kanë refuzuar klubin e madh anglez.

Pjaniq është në bisedime edhe për një transferim të mundshëm te Barcelona.