Sport

Kuka i pakënaqur me MSH-në që nuk lejon edhe sportet tjera të stërviten

Foto: Driton Paqarada / Koha

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është i habitur se si Ministria e Shëndetësisë ka lejuar vetëm futbollistët të stërviten në grupe e jo edhe sportistët e sporteve të tjera.

Trajneri më i suksesshëm në Kosovë, në një intervistë për Sportin në KTV, ka thënë se nuk ka qenë vendim korrekt nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), shkruan KOHA.

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo është në karantinë.

Të premten, për xhudistët dhe trajnerin Kuka ishte dita e 75-të që janë izoluar në sallën e xhudos së klubit Ippon në Pejë.

Lëvizjet e tyre janë të kufizuara, derisa nga familja janë shkëputur që nga 16 marsi kur edhe shteti mori vendim për masa të rrepta, për shkak të frikës për përhapje të koronavirusit.