Sport

Mentaliteti është çelësi i suksesit në stadiumet boshe

Mentaliteti është çelësi i suksesit në stadiumet boshe

Lojtarët e Bayern Muenchenit duhet të punojnë edhe më shumë për të motivuar njëri-tjetrin për të mbajtur mentalitetin fitues derisa luajnë në stadiumet e zbrazëta.

Kështu vlerëson trajneri Hansi Flick. Bundesiga është bërë liga e parë e madhe sportive që ka rifilluar pas pushimit prej më shumë se dy muajve për shkak të pandemisë COVID-19. Ndeshjet që nisën të shtunën, janë luajtur pa shikues. Shikues në stadiume nuk do të ketë të paktën deri në fund të edicionit aktual.