Sport

Edhe një kampionat tjetër i futbollit vazhdon në maj

Superliga e Danimarkës në futboll do të vazhdojë më 28 maj, pas më shumë se dy muajve pushim për shkak të koronavirusit.

Datën e rifillimit të edicionit në Danimarkë e ka bërë të ditur Asociacioni i Ligës Daneze, të hënën.

Po të hënën Danimarka është futur në fazën e dytë të rihapjes së shoqërisë pas mbylljes për dy muaj. Ndër të tjera është lejuar që liga elitare e futbollit të vazhdojë.

Asociacioni i Ligës ka njoftuar se ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve në stadiume. Edicioni pritet të përfundojë me ndeshjet e plejofit për Evropë, më 29 korrik.

Bundesliga e Gjermanisë do të startojë të shtunën dhe kështu është hapur rruga edhe për liga tjera.